KryesoreLajme

Ministrja Nagavci merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të çerdhes së re në Gllamnik të Podujevës

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e çerdhes së re, në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Ministrja Arbërie Nagavci ka nënvizuar rëndësinë e kësaj çerdheje, duke shtuar se ajo do të ketë kapacitet për 60 fëmijë dhe pritet të jetë gati për përdorim brenda 14 muajve, me një vlerë investimi prej 688 mijë eurosh nga Ministria e Arsimit. Kjo çerdhe do të jetë e treta që është ndërtuar në këtë komunë nga qeveria aktuale.

Lexo më shumë  Sot i jepet lamtumira e fundit Papa Françeskut – qindra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në funeral, përfshirë udhëheqës botërorë

Ministrja Nagavci ka treguar vlerën e partneritetit mes përfaqësuesve politikë, mësimdhënësve, stafit nga shkollat dhe gjithë komunitetit, duke krijuar një atmosferë solidariteti dhe optimizmi, si dhe ky moment nuk është vetëm një investim financiar, por edhe një hap simbolik drejt ndërtimit të një të ardhmeje më të ndritur për brezin e ri.

Ndërsa, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi theksoi se shtimi i numrit të çerdheve publike nga një në nëntë gjatë mandatit është një arritje mbresëlënëse që reflekton përkushtimin për edukimin e hershëm. Ai tha se, përtej një investimi në infrastrukturë, kjo është një platformë për të ndërtuar një komunitet më të fortë dhe të përkushtuar ndaj brezave të ardhshëm.

Lexo më shumë  Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”
YouTube player
sqhrenfrdeit