Ministrja Krifca, s’ka nevojë për “Akademi Çobanësh” dhe aplikimin e “Inteligjencës artificiale”, por të merret shembulli i Kosoves për subvencionet
Nga Gjok Vuksani
Kosova gjatë 2023 mbështet me para në dore fermerët nga 329 euro/ ha për kultivimin e misrit deri në 904 euro për ha për kultivimin e perimeve në serë.
Krahasuar me Ministrinë e Bujqesise shqiptare që tallet me fermeret, vetem për kultivimin e grurit Kosova jep subvencione më shumë se dyfishin ose 641 euro/ha kundrejt vetem 30 000lek/ha që duhet të përfitojne fermeret shqiptare.
Prandaj i bëj thirrje Ministres Krifca që nuk ka nevojë për “Akademi Cobanësh” dhe aplikimin e “Inteligjencës artificiale”por të marrin shembullin e Kosoves dhe ta aplikojnë në vëndin tone.
SI ME POSHTE:
– Gruri do të përkrahet me 474 euro për hektar.
– Misri 329 euro për hektarë;
– Patatja 654 euro për hektarë;
– Fasulja 654 euro për hektarë;
– Kulturat pemëtare subvenciohen me 504 euro për hektarë.
– Perimet në sipërfaqe të hapur me 554 euro për hektarë,
– Perimet në sipërfaqe të mbyllura subvencionohen me 904 euro për hektarë.
– Një hektar luledielli do të subvencionohet me 454 euro.
– Risi tjetër është përkrahja financiare e gështenjës e cila do të subvencionohet si pemët e tjera me 504 euro për hektarë.
– Risi tjetër këtë vit është pagesa direkte për farën e grurit ku përveç pagesës për sipërfaqe 250 euro, do të subvencionohen 150 euro per pleherimin, 54 euro per naften dhe 0.04cent per kilogram apo nje mesatare prej prej 160 euro e qe ne total arrin 614 euro per hektar.