Lajme

Ministrja Haxhiu takon përfaqësues të BE-së: Vettingu mbetet një nga prioritetet kryesore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e lartë të BE-së të kryesuar nga Vassilis Maragos, Plamena Halacheva, Jarmo Feliks Helppingas dhe zyrtarë të tjerë.

Fillimisht përfaqësuesi i BE-së, Maragos ia dorëzoi Ministres Haxhiu Raportin e Progresit ndërkohë që kanë diskutuar për proceset e rëndësishme, përfshirë sundimin e ligjit, reformën në drejtësi dhe procese tjera që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ministrja Haxhiu e ka njoftuar Maragos me nismat të cilat i ka iniciuar Ministria e Drejtësisë dhe ato që po ndërmerr në konsolidimin e sistemit të drejtësisë me qëllim të fuqizimit të shtetit të së drejtës. Theks të veçantë, Haxhiu i ka kushtuar procesit të Vettingut i cili mbetet një nga prioritetet kryesore të kësaj ministrie.

Lexo më shumë  Avokati Niniq, në lidhje me hetimin e Beogradit për rastin e Banjskës: Pyetja është nëse Vuçiqi do të arrijë ta bindë Radoiçiqin të sakrifikohet për të

Haxhiu gjatë takimit gjithashtu ka vlerësuar bashkëpunimin me partnerët e Bashkimit Evropian duke theksuar nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë dhe mbështetjes profesionale të reformës në drejtësi.

Nga ana e tij Maragos shprehu kënaqësinë për takimin e sotëm duke mirëpritur përkushtimin e qeverise për avancimin e agjendës për reforma ne sundimin e ligjit ne Kosove ne pajtim me standardet Evropiane.

Tutje ai siguroi ministren Haxhiu se mbështetja e Bashkimit Evropian në fushën e drejtësisë do të vazhdojë për qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta në zhvillimin e një sistemi të drejtësisë funksional, profesional dhe llogaridhënës në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Lexo më shumë  Kievi thotë se ka kryer sulmin më të madh ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës

Në takim është diskutuar edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me ç’rast ndër të tjera, të pranishmit në takim u dakorduan për një bashkëpunim me të ngushtë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta sa i përket objektivave të Sundimit të Ligjit, liberalizimit te vizave dhe për të rritur besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *