KryesoreLajme

Ministrja Haxhiu takohet me homologun britanik, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me homologun e saj britanik, Alex Chalk. Haxhiu tha se gjatë takimit me Chalk u rikonfirmua mbështetja dhe fuqizimi i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

Ndërsa, Haxhiu ka takuar edhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Gjatë takimit, Haxhiu e Kearns, folën për forcimin e sundimit të ligjit, situatën politike dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

YouTube player