KryesoreLajme

Ministrja Haxhiu pret në takim homologun nga Malta, diskutojnë për fushën e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim homologun nga Malta, Jonathan Attard.

Haxhiu ka thënë se në këtë takim me ministrin e Drejtësisë Attard kanë diskutuar për sundimin e ligjit dhe përmisimin e institucioneve të drejtësisë.

 “Diskutuam për shumë çështje e sidomos për reformat e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e institucioneve të drejtësisë si dhe sfidat në adresimin e përgjegjësive që kemi”, ka shkruar Haxhiu në një postim.

YouTube player