KryesoreLajme

Ministrja Haxhiu: Për herë të parë që nga viti 2005 po bëhen renovimet në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore

Sot ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka vizituar punimet që po bëhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ky Institut ka qenë i pa regulluar që prej vitit 2005 dhe tashmë Kosova do të ketë një institut të rinovuar.

Postimi i plotë më poshtë:

Sot nga afër përcjellëm punimet e renovimit të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Për herë të parë që nga viti 2005 po bëhen renovimet në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në vlerë prej rreth 1 milion euro.

Shpreh mirënjohjen time për secilin që ka kontribuar në jetësimin e këtij projekti madhor dhe aq të rëndësishëm.

Renovimi po realizohet në përputhje të plotë me standardet më të larta profesionale dhe teknike, me qëllim të krijimit të kushteve moderne për punë, si dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore në fushën e mjekësisë ligjore.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit