Lajme

Ministrja Haxhiu kritikon Gjykatën Kushtetuese për vonesa në trajtimin e ligjeve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për mosrespektim të afatit kohor për t’i trajtuar ligjet që po dërgohen në këtë institucion.

Në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut të enjten, ajo ka thënë se vettingu, që është ndër reformat kryesore në drejtësi, është në pritje qe 10 muaj për mendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Sa i përket çështjes së sundimit të ligjit ne kemi ndërmarrë disa veprime, në këtë rast fatkeqësisht vettingu në sistemin e drejtësisë, që është një nga reformat kryesore ende pret për mendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka me ligj dy muaj afatin për t’i trajtuar ligjet që kontestohen nga Kuvendi i Kosovës. Por në ligjet e ndjeshme dhe as një ligj tjetër gjykata nuk e respekton këtë afat kohor. Pra dy muaj e ka me ligj në anën tjetër për vettingun e presim që 10 muaj, për byron për konfiskimin e pasurisë po ashtu presim që 10 muaj, Këshillin Prokurorial e ka shpallur të pa vlefshëm dhe e kemi pritur 9 muaj. Kjo tregon që Gjykata Kushtetuese nuk është në ndjeshmërinë e njëjtë siç janë qytetarët e Kosovës të cilët mezi presin jetësimin e këtyre formave”, ka thënë Haxhiu, raporton KP. 

Lexo më shumë  Ambasadori gjerman në Kosovë: Çfarë ka ndodhur në Reçak është fakt, ata që e mohojnë e pengojnë pajtimin në rajon

Ndërkaq, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se deri më tani vetëm 20 për qind e rekomandimeve nga ky institucion janë zbatuar, ndërsa janë në pritje të zbatimit për 80 për qind të rekomandimeve tjera.

“Këtë vit të dhënat nuk janë edhe shumë inkurajuese, megjithatë jemi akoma herët për me ardhë në një përfundim. Deri më tani 20 për qind të rekomandimeve të avokatit të popullit janë zbatuar, 80 për qind e rekomandimeve janë në pritje të zbatimit. Pra, kemi një numër të madh të rekomandimeve që presin zbatim nga autoritet dhe institucionet e vendit. Nëse rekomandimet e Avokatit të Popullit prekin gjitha sferat e drejtave të njeriut dhe pasqyrojnë vet gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, besoj se është përgjegjësi e gjitha autoriteteve që zbatimin e rekomandimeve të avokatit të popullit ta kenë prioritet”, ka shtuar Qelaj.

Lexo më shumë  Serbia sfidon BE-në, krah Rusisë e Bjellorusisë, merr pjesë në inaugurimin e Maduros

Rruga Press

YouTube player