Lajme

Ministrja Haxhiu do shkojë të bëjë një vizitë në Hagë

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se do të vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Në një deklaratë Haxhiu u shpreh skeptike nëse ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, do të pranonin takimin me të.

Nuk mund të them me siguri se do t’i takojë të gjithë, pasi që zoti Thaçi e Veseli kishin refuzuar t’i takonin përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë gjatë një vizite që këta të fundit kishin pasur në Hagë”, ka deklaruar ministrja.

Lexo më shumë  Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

Haxhiu shtoi se do të informojë publikun për gjithçka qv do të ndodhë në këto takime dhe se ditën e hënë pret konfirmim nëse dhe Thaçi e Veseli do të jenë pjesë.

Ajo ka deklaruar se me ish-presidentin Thaçi e ish-kryeparlamentari Veseli kanë probleme politike të pasluftës,teksa ka thënë se asnjëherë s’i ka kritikuar ata për kohën e luftës.

Me Thaçin e Veselin kemi probleme politike të pasluftës. Tek e fundit ata janë ushtarë të UÇK-së, për çka ne i përkulemi kontributit të ushtarëve të UÇK-së që Kosova sot të jetë e çliruar dhe e pavarur…Asnjëherë nuk i kam kritikuar ata për kohën e luftës. Problemet tona politike nuk më bëjnë që unë të mos bëjë kërkesë për takim me ta”, ka thënë Haxhiu për telegrafin.

Lexo më shumë  Qeveria Kurti ndan pagën e 13-të

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *