Ministrja gjermane flet për Serbinë: Mos mbani lidhje me Putin, mos sulmoni misionet e NATO-s
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë sot se do të jetë i vështirë për shtetet e Ballkanit Perëndimor si Serbia anëtarësimi në Bashkimin Evropian nëse sulmohen anëtarë të misioneve të Nato-s në rajon, apo edhe nëse dikush nga liderët politikë mbajnë lidhje të ngushta me liderin rus, Vladimir Putin.
Në takimin e saj me homologët e Ballkanit në Berlin, ajo tha se një e ardhme e bazuar në vlerat e Bashkimit Evropian është mbi të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
“Dua të jem fare e qartë: Do të jetë e vështirë për ne që të vazhdojmë me procesin e anëtarësimit nëse shohim politikanë që kundërshtojnë këto vlera”.
“Nëse shohim shtyrje kundër sundimit të ligjit. Nëse shohim sulme ndaj anëtarëve të misioneve të NATO-s në rajon. Ose nëse shohim zyrtarë të lartë të qeverisë që mbajnë lidhje të ngushta me Vladimir Putin”, ka thënë Baerbock.
Më tej, ajo ka shtuar se duhet të lihen veprimet që nuk kanë fund që shpien në vlera evropiane, dhe bëri thirrje që të punohet nga të gjitha shtetet për vlerat që BE-ja i ka dhe i kërkon.
“Në vend të veprimeve përçarëse, ne duhet të fokusohemi në atë që na bashkon si fqinjë, çfarë na bashkon si evropianë”.
“Mundësia për të krijuar më shumë siguri dhe më shumë prosperitet në të gjitha vendet tona”, ka thënë Baerbock.
Rruga Press