Lajme

Ministrja Gërvalla: Përfaqësues të shteteve të ndryshme po më thonë që institucionet tona të sigurisë po pranohen nga qytetarët në veri

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se përfaqësuesit e shteteve të ndryshme që kanë vizituar Kosovën janë shprehur të habitur se si institucionet e sigurisë janë pranuar nga serbët në veri të vendit.

Ajo në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriu, foli edhe për dhunën ndaj grave e vajzave, për cilën tha se nevojitet një koalicion mbarë shoqërore.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

“Dua ta ndaj me ju një përshtypje që ma kanë shfaqur shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme që kanë vizituar Kosovën edhe veriun gjatë muajve të fundit, e të cilët kanë shprehur një farë habi se sa, jo vetëm të pranishëm, por edhe sa të pranueshme janë institucionet tona të sigurisë në veri. Pritjet e tyre kur vinë në Kosovë janë që kanë një refuzim, që qytetarët serb të Kosovës e shohin pranin e institucioneve tona si të sigurisë dhe të drejtësisë si të pa dëshirueshme, ndërsa eksperienca që kanë këtë njerëz në veri është krejt e kundërta e asaj”.

“Pa dashur që të jem naive dhe të neglizhoj problemet e shumta që kemi, por ka edhe një ndryshim edhe në perceptimin e qytetarëve edhe transmetimin e përshtypjeve të tyre sidomos pas 24 shtatorit. Dua të jem shumë transparente na nevojitet një koalicion mbarë shoqërore për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave”, tha ajo.

Rruga Press

YouTube player