Lajme

Ministrja Gërvalla fillon vizitën zyrtare në Monako, në fokus anëtarësimi në organizata ndërkombëtare

Gjatë vizitës dy ditore, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të larta shtetërore të Principatës së Monakos.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se ministrja Gërvalla do të pritet në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Isabelle Berro-Amadeï, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Fabrice Notari dhe përfaqësues të tjerë.

Lexo më shumë  Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar

Tutje thuhet e vizita e ministres Gërvalla në Monako është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve.

Principata e Monakos ka mbështetur Kosovën në fushën e telekomunikimit, duke i mundësuar përdorimin e kodit telefonik, asistencë në instalimin dhe funksionalizimin e telefonisë mobile në Kosovë, në procesin e deritanishëm të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje në fushatën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA etj.

Lexo më shumë  Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për sulmet ndaj Policisë dhe KFOR-it në Zveçan

Rruga Press

YouTube player