Lajme

Ministrja e Jashtme gjermane: Serbia të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se Serbia duhet të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna.

Teksa është deklaruar rreth sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë ku u vra një zyrtar policor, Baerbock ka thënë se në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë se çfarë palët bëjnë për depërshkallëzim.

“Pas sulmit ndaj policisë në Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre për paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që bëni për të de-përshkallëzuar. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, ka shkruar ajo në platformën X, të njohur më parë si Twitter.

Lexo më shumë  Maqedonci: Evropa gaboi që nuk investoi në mbrojtje, po e ndërtojmë fabrikën e municionit

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë është thënë se kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Porti i Durrësit "dorëzohet" te arabët. Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e PD
YouTube player