Bota

Ministrja e Jashtme gjermane mbron qëndrimin e Berlinit për të mos derguar armë në Ukrainë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë ka mbrojtur refuzimin e Berlinit për të dërguar armë në Ukrainë, një veprim që ka krijuar habi mes aleatëve të tjerë të NATO-s dhe ka frustruar qeverinë pro-perëndimore në Kiev.

Bërja e një kthese 180 gradë për këtë çështje duhet të bëhet vetëm “me vetëdije të plotë dhe mbi të gjitha pa mbyllur dyert që veç janë rihapur falë tentativave të fundit,” u tha Annalena Baerbock ligjvënësve në Bundestagun e Gjermanisë.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

“Kushdo që flet, nuk qëllon. Prandaj është fatale thjesht ta hedhësh poshtë rifillimin e dialogut”, shtoi ajo, me sa duket duke iu referuar shkëmbimeve të reja midis Uashingtonit dhe Moskës, si dhe bisedimeve nga këshilltarët politikë ukrainas dhe rusë në Paris të mërkurën.

Rruga Press

YouTube player