KryesoreLajme

Ministrja Albulena Haxhiu i bën thirrje çdo gruaje dhe vajze të votojë: Ky është një moment vendimtar

Ministrja e Drejtësisë, e cila garon në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 118, Albulena Haxhiu ka thënë se ky është një moment vendimtar.

Ajo ka bërë thirrje që çdo vajzë dhe grua të ushtrojë të drejtën për të vototuar.

“Ju inkurajoj të dilni dhe të votoni e po ashtu të inkurajoni edhe vajza dhe gra të tjera ta bëjnë të njëjtën gjë. Le të jemi zë i fuqishëm dhe i vendosur”, është shprehur ajo.

Lexo më shumë  Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh

Deklarimi i plotë i ministres Haxhiu:

Të dashura vajza dhe gra,

Në këtë moment të rëndësishëm për të ardhmen tonë dhe të shoqërisë, është tepër e rëndësishme që secila prej jush të ushtroni të drejtën e votës.

Ju inkurajoj të dilni dhe të votoni e po ashtu të inkurajoni edhe vajza dhe gra të tjera ta bëjnë të njëjtën gjë.

Lexo më shumë  Hargreaves: Me Gërvallën diskutuam për rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike

Le të jemi zë i fuqishëm dhe i vendosur!

Rruga Press

YouTube player