Lajme

Ministria ndryshon kontratat e studimeve, edhe studentët e Filologjikut në protestë: Na mashtruan

Studentët kanë nisur vitin e ri akademik me protesta, sot nisën të protestojnë edhe studentët e Historisë dhe Filologjisë, pas atyre të Mjekësisë.

ata u shprehën se janë kundër parashikimeve të kontratave kurth, duke i detyruar të qëndrojnë “peng” 6 vjet, ndërkohë që thanë se universitetet nuk mundësojnë as kushtet minimale.

Studentët pretendojnë se qeveria nuk i është përmbajtur kontratës, në të cilën thuhet se për çdo student të lëndëve prioritare, do të duhet të jepet shuma 40 mijë lekë.

Një tjetër kusht me të cilët studentët nuk janë dakord është kontrata, e cila parashikon se në rast se deri në 6 vjet, studentët e lëndëve prioritare (bujqësia, disa inxhinieri, turizmi, mësuesia) nuk e kanë gjetur një vend pune, atëherë kanë të drejtën të tërheqin diplomën. 

“Ne kemi vendosur të protestojmë për arsyen e kushteve që nuk janë mbajtur në fillim. Ne na është thënë që studentët, pavarësisht mesatares, për degët që vlerësohen si prioritare do të marrin 40 mijë lekë të reja, por kjo nuk është dhënë.

Pjesa tjetër është kontrata, për 3 vite për të punuar në Shqipëri, po pse studenti duhet të firmosë patjetër një kontratë sepse përderisa është në degët prioritare dhe ne e dimë për shembull që do kontribuojmë për vendin tonë, pse duhet të firmosim një kontratë, ndërkohë që nga 3 vite që kishin thënë, tani e kanë bërë 6.

Studentët pretendojnë se paga do u jepet nëse kanë mesatare mbi 9.5, që shumica thonë nuk e kanë, do duhet që njëjtë si mjekësia të qëndrojmë 6 vite pas studimeve e të mos kenë mundësi të marrin diplomën. Nga këto 6 vite, vetëm për 3 ju mundësohet punë,” tha një studente.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Maturantët që do të studiojnë në programe prioritare mund të mbështeten financiarisht gjatë gjithë viteve akademike por me kusht që pas diplomimit të punojnë tre vite në Shqipëri.

Me vendimin e prezantuar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, studentët që duan të ndjekin këto programe prioritare mund të marrin bursë mujore sa paga minimale që është 40 mijë lekë në muaj me kusht, që të firmosin kontratën. 

Sipas tyre, kjo shifër jo vetëm është reduktuar, por ajo u jepet vetëm atyre me mesatare të lartë.

Lidhur me këtë situatë do të reagonte edhe deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila shprehet se studentët po përdoren nga qeveria si kavie eksperimentale.

“Qeveria është vetë problemi për largimet nga vendi për shkak të politikave të saj dhe mungesës së kushteve minimale në çdo drejtim. Ministrja Manastirliu as dëgjon, as flet, është shndërruar në funksionare shurdh-memece ndërkohë që studentët janë në rrugë për kërkesa të drejta dhe kërkojnë dialog. Refuzon komisionin, refuzon studentët, refuzon të jetë ministre.

Kërkojnë të eksperimentojnë si mund të ndalojnë largimin e të rinjve nga vendi, por nuk ndalohet me skllavëri dhe as me burgime brenda shtetërore.

Prisni kur t’ju heqin të drejtën e pashaportës qytetarëve sepse shteti ka investuar shumë për ta dhe nuk duhet të largohen!

TË REAGOJMË TË GJITHË!

Çdo student sepse i vjen rradha nesër, çdo prind sepse fëmija e tij duhet jetë i lirë të zgjedhë, nuk mund të merret peng nga politika të dështuara, çdo pedagog sepse nuk do të edukojë breza si skllevër të sistemit, çdo qytetarë sepse të drejtat qytetare mbrohen kurdoherë që cënohen nga pushteti.

ME STUDENTËT, sepse ne duam profesionist që shërbejnë me pasion dhe jo skllevër që mezi presin të ikin nga robëria. Nëse do të dëgjosh cicërimat e zogjve, mos bli kafaze po mbill më shumë pemë”, u shpreh ligjvënësja demokrate Ina Zhupa.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

YouTube player