Bota

(Foto) Ministria e Vesit dhe Virtytit të talibanëve detyron gratë në media të mbulojnë fytyrën

Talebanë e Afganistanittë cilët janë në pushtet, po urdhërojnë që të gjitha prezantueset gra të lajmeve televizive të mbulojnë fytyrat e tyre gjatë transmetimit.

Pasi urdhri u njoftua të enjten, fillimisht vetëm një pjesë e vogël e mediave u pajtuan – por të dielën shumica e spikereve gra u panë me fytyrat e tyre të mbuluara pasi Ministria e Parandalimit të Veseve dhe Përhapjes së Virtyteve të talibanëve filloi të zbatonte dekretin.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Në kohën kur talebanët ishin në pushtet nga viti 1996-2001, ata vendosën kufizime drastike ndaj grave – duke u kërkuar atyre të mbanin burka dhe duke i privuar nga jeta publike dhe arsimimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *