Ministria e Shëndetësisë dhuron dy vetura për shërbime shëndetësore për komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokut
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar Komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokut, së bashku me me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ku edhe është bërë pranim-dorëzimi i dy veturave për shërbime shëndetësore për këto komuna.
Sipas njoftimit të Ministrisë, këto vetura do të përdoren nga fshatrat e Komunës së Zubin Potokut dhe Leposaviqit , duke mundësuar që ekipet shëndetësore të kenë qasje në të gjithë territorin e komunës për programin e vizitave mjekësore në shtëpi.
Rruga Press