Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) ia ka refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Kështu tha në një prononcim zyrtari i kabinetit të MPJD-së, Leutrim Sahiti.

Petkoviqit i është refuzuar vizita në Kosovë për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë, për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Sahiti.

Ndërsa, zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha të mërkurën se drejtorit të saj, Petar Petkoviq, i është ndaluar vizita në Kosovë për “të qenë pranë serbëve për Vidovdan”.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ndryshe herën e fundit që Petkoviqit iu refuzua kërkesa për të hyrë në Kosovë ishte para dy muajve me qëllim që të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve në manastirin e Graçanicës. 

Rruga Press

YouTube player