Lajme

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës shpall konkurs të ri për rekrutimin e rreth 1000 ushtarëve

Ministri i Mbrojtes Armend Mehaj me anë të një postimi ka njoftuar hapjen e konkursit të hapur për rekrutimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë të FSK-së. Njoftimi i plotë:

“NJOFTIM

Ministria e Mbrojtjes sot shpall konkursin e hapur për rekrutimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë të FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë e të rejat se mundësia e konkurrimit është për të gjithë të interesuarit për aplikim nga mosha 18 – 25 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Kusari-Lila dhe ambasadori italian diskutojnë për bashkëpunim ekonomik

Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, ju njoftojmë në shpallje të konkursit që është në linkun https://mod.rks-gov.net.

Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Konkursi është i hapur prej 15.12.2022 deri më 15.01.2023.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve.

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova duhet të jetë në Këshillin e Evropës

Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacione të të gjithëve me inkurajim të vajzave e grave dhe të gjithë të rinjëve e të rejave pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.

Bëhu ushtar i Republikës së Kosovës!”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *