Ministria e Mbrojtjes së Kosovës me marrëveshje afër 8 milionë eurosh me Gjermaninë për pajisje të ndryshme
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë kanë nënshkruar nja marrëveshje për një donacion, në vlerë prej 7.74 milionë eurosh.
Sipas njoftimit të Ministrisë marrëveshja është nënshkruar në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Gjermaninë.
“Me këtë marrëveshje, e cila arrin shumën 7.74 milionë euro, synohet që nëpërmjet blerjes së pajisjeve të ndryshme specialistike të avancohen kapacitetet operacionale të Qendrës Nacionale Trajnuese të Kërkim Shpëtimit dhe Gardës Kombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Marrëveshja është nënshkruar nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe atasheu gjerman në Kosovë, nënkolonel Oliver Palkowitsch.
“Nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë do të ketë ndikim direkt në përmbushjen e misionit të FSK-së në mbështetjen ushtarake për autoritetet civile”, thuhet në njoftim.
Rruga Press