Ministria e Mbrojtes së Ukrainës: Pushtuesit rusë kanë humbur rreth 2800 trupa
Faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës raporton se pushtuesit rusë kanë pësuar humbje të mëdha.
Ja raportimi i plotë:
“Pushtuesit rusë po pësojnë humbje të mëdha: informacione deri në orën 15:00.
Që nga fillimi i pushtimit të hapur në shkallë të gjerë të Federatës Ruse në territorin e Ukrainës, trupat e vendit pushtues kanë pësuar humbjet e mëposhtme (afërsisht):
Deri në orën 15:00
Tanke: deri në 80
Mjete luftarake të blinduara të llojeve të ndryshme: 516
Avionë: 10
Helikopterët: 7
Trupa nga forcat speciale: 2800
Ne jemi te forte! Fitorja do të jetë e jona”
Raportime të tilla të herë-pas-hershme nga Ministria e Mbrojtjes përkojnë,ndonëse jo plotësisht, edhe me informacionet që raportohen nga shërbimet dhe agjencionet britanike dhe të aleatëve të tjerë të Natos.
©Rruga Press