Bota

Ministria britanike e mbrojtes: Rusia gënjen për të rritur moralin e ushtrisë

Moska po bën pretendime të rreme për progresin e saj në Ukrainë për të rritur moralin në mesin e forcave të saj dhe për ta treguar luftën më mirë te publiku rus, ka thënë ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Vlerësimi i saj ditor thoshte se operacionet ruse të mbrojtjes kishin mbetur “të reduktuara në shtrirje dhe shkallë” dhe se luftimet në perëndim të qytetit Lysychansk, të cilin forcat e Moskës e kanë kapur, ishin “të fokusuara në Siversk dhe Bakhmut”.

Lexo më shumë  Ukrainasit sulmojnë një port dhe një rafineri ruse

“Kjo është pavarësisht pretendimeve ruse se kanë hyrë në periferi të qytetit Siversk në fillim të javës”, thanë zyrtarët e mbrojtjes të shtunën.

“Rusia ka bërë më parë pretendime të parakohshme dhe të rreme për sukses”, sipas zyrtarëve dhe kjo ka gjasa të paktën pjesërisht të synonte të demonstronte sukses për audiencën vendase dhe të përforconte moralin e forcave luftarake”.

Lexo më shumë  Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *