Bota

Ministria e Jashtme e Kinës i pret përfaqësuesit e rinj të Afganistanit

Ministri i Jashtëm i Kinës është takuar me përfaqësuesit talebanë gjatë vizitës së tij në Katar, duke diskutuar për gjendjen në Afganistan.

Uang Ji ka thënë se Afganistani është në një pikë kritike transicioni nga kaosi në qeverisje.

Delegacionit taleban i ka prirë Abdul Baradar, zëvendëskryeministër i Qeverisë së përkohshme të grupit.

Lexo më shumë  Trump kërcënon BE-në me tarifa nga 1 shkurti

Uang ka thënë se Kina respekton sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Afganistanit.

Pekini zyrtar do të respektojë vendimin e popullit afgan për të ardhmen e vet.

Takimi me përfaqësuesit talebanë është kontakti i nivelit më të lartë ndërmjet dy palëve.

Uang ishte takuar me një delegacion të Baradarit edhe në korrik në qytetin kinez Tianjin, pak para se grupi militant të merrte kontrollin e pushtetit në Afganistan.

Lexo më shumë  Anija ruse hyn në ujërat britanike, shteti del me paralajmërim për Putinin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *