Ministria e Bujqësisë demanton portalin Periskopi: Ja si duket një medium hibrid!
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar sot me një demantim zyrtar ndaj pretendimeve të publikuara nga portali Periskopi, lidhur me bastistjen e sotme nga ana e Policisë së Kosovës në këtë ministri.
Në demantimin e saj, Ministria thekson se fotoja e shpërnadarë nga portali Periskopi me titull “Pamje nga Ministria e Pecit: Konfiskohen dokumente me kamion“ është lajm i rremë, sepse ky është një proces i bartjes së inventarit, arkivës e materialeve të punës së Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë nga objekti në Pejton në objektin e Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë!
Më poshtë reagimi i plotë:
“Ja si duket një medium hibrid!
Ky është një lajm i rremë!
Demantim i raportimit: Pamje nga Ministria e Pecit:Konfiskohen dokumenta me kamion!
Ju njoftojmë se ky është një proces i bartjes së inventarit, arkivës e materialeve të punës së Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë nga objekti në Pejton në objektin e Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë!
Luteni që ta publikoni këtë demantim!“
Rruga Press