Ministria e Arsimit në Kosovë mbështet me 8,5 mijë euro studentët e doktoraturës
Ministria e Arsimit ka hapur thirrjen për mbështetjen e studentëve të nivelit të doktoraturës, të cilat janë duke ndjekur studimet në 500 universitetet më të mira në botë, sipas listës “Shanghai” të vitit 2024/2025.
“Vlera e mbështetjes për një student do të jetë 8,500.00 euro. Konkursi është publik dhe vlen për studentët shtetas të Republikës së Kosovës. Përparësi kanë aplikuesit/et që nuk kanë bursë të pjesshme nga ndonjë skemë/institucion brenda apo jashtë vendit dhe ata/ato që studiojnë në universitetet e ranguara më së larti në rangimin ndërkombëtar të universitetit pritës”, ka shkruar në facebook ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Thirrja do të jetë e hapur deri më 14 tetor.
Rruga Press