Ministria britanike e Mbrojtjes: Përgatitja për ofensivën në lindje, Rusia furnizon ushtrinë që nga Bjellorusia
Forcat ruse në Ukrainë janë duke marrë furnizime nga Bjellorusia. Lajmin e bën të ditur Ministria britanike e Mbrojtjes.
“Forcat ruse vazhdojnë të rivendosin pajisjet luftarake dhe mbështetëse nga Bjellorusia drejt Ukrainës lindore. Kjo përfshin vendndodhje afër Kharkiv-it dhe Severdonetsk-ut,” thuhet në raportin e inteligjencës.
“Artileria ruse vijon të godasë pozicionet ukrainase në të gjithë lindjen e vendit ku Rusia planifikon të rinovojë aktivitetin e saj sulmues”.
“Megjithëse fokusi operacional i Rusisë është zhvendosur në Ukrainën lindore, objektivi përfundimtar i Rusisë mbetet i njëjtë”, shtoi ai.
“Ajo është e përkushtuar të detyrojë Ukrainën të braktisë orientimin e saj euroatlantik dhe të pohojë dominimin e saj rajonal.”
Kujtojmë se Bjellorusia është përdorur si trampolinë për shumë prej operacioneve ajrore të Rusisë në Ukrainë, sipas inteligjencës së mbledhur nga avionët e vëzhgimit të NATO-s.
Rruga Press