Lajme

Ministri Vitia pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tij të re.

Gjatë këtij takimi  thuhet në njoftimin e Ministrisë Vita e Hargeaves diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve,

Lexo më shumë  BE-ja mirëpret formimin e institucioneve në Kosovë, Terras: Qeveria funksionale hap rrugën drejt familjes evropiane

“Ambasadori Hargreaves shprehu kënaqësinë e tij për të qenë në Kosovë dhe për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve mike. Ministri Vitia falënderoi Ambasadorin Hargreaves për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e shëndetësisë dhe ndihmën e dhënë nga Anglia. Ministri gjithashtu falënderoj Royal College of General Practitioners për mbështetjen e tyre mbi dy dekada të Mjekësisë Familjare në Kosovë. Programi i Mjekësisë Familjare, i akredituar ndërkombëtarisht nga ky kolegj, ka ndikuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Shtyhet për të hënën seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë për ta lexuar projektbuxhetin

Ambasadori Hargreaves në këtë takim ishte i shoqëruar nga Zyrtari për Politika Ekonomike dhe Tregtare në Ambasadën Britanike në Kosovë, Blond Gerqari.

Rruga Press

YouTube player