KryesoreLajme

Ministri Vitia i uron shërim të shpejtë Kusari-Lilës, iu bën thirrje grave dhe vajzave për mamografi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka uruar shërim të shpejtë shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari-Lilës, e cila para tri javësh u diagnostifikua me kancer të gjirit, ndërsa sot iu nënshtrua operimit.

“E nderuar Kryetare e Grupit parlamentar, E dashur Mimoza, shërim të plotë e kthim të shpejtë në aktivitetet që udhëheq! Qofsh çdo herë e fortë si deri më sot”.

Lexo më shumë  “E mbylla muhabetin tënd, t’i kalon i pesti, Liri i shtati”- Zbardhen bisedat në SkyEcc që çuan pas hekurave Jurgis Çyrbjan

Vitia përmes një postimi në “Facebook”, iu bëri thirrje vajzave dhe grave për kontrolla të rregullta dhe mamografi.

“Të dashura gra e vajza, me këtë rast i bashkohem thirrjes së Mimozës për kontrolla të rregullta siç është mamografia. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit jo vetëm shpëton jetë por edhe pasojat janë minimale”, ka shkruar Vitia.

Rruga Press

YouTube player