Bota

Ministri ukrainas: Pranimi në BE do ta ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se vendimi më i mirë që mund të marrë tani Bashkimi Evropian, është që ta pranojë Ukrainën si shtet anëtar, pa u vonuar.

Kuleba ka shkruar në Twitter se kohërat historike kërkojnë vendim historike, dhe se një vendim i tillë i BE-së do ta ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve.

Lexo më shumë  Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca shumë toksike

“Vendimi më i mirë që mund të marrë tani Bashkimi Evropian është që ta pranojë Ukrainën si anëtar të plotë, pa vonesa. Kohërat historike kërkojnë vendime historike të cilat mund ta ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve. Ky hap do të ishte një vendim i madh”, ka shkruar Kuleba.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ukraina rifiton kontrollin e zonave në vijën e frontit në juglindje dhe lindje të vendit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *