Ministri Sveçla viziton pikën kufitare në Jarinjë, vazhdon për në Bare
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka arritur në pikën kufitare në Jarinjë.
Ai u nis me urgjencë për atje, pas kidnapimit të tre policëve kufitar të Kosovës nga Njësia Speciale e Policisë së Serbisë.
Pas ndalimit në Jarinjë, ministri Sveçla menjëherë e ka vazhduar rrugën për në Bare, në vendin ku janë kidnapuar tre policët kufitar të Kosovës nga Njësia Speciale e Policisë së Serbisë.
Rruga Press