Ministri Sveçla uron pavarësinë e Amerikës: Festojmë sot si aleat të përhershëm
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 248-vjetorin e pavarësisë së tyre.
Përmes një postimi në “Facebook” Sveçla ka shkruar se edhe Kosova feston sot si aleat i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Poashtu ai ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme.
“Liritë dhe të drejtat e njeriut, demokracia e shëndoshë, barazia e drejtësia që synon deklarata e shpalljes së pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të jenë themelet e përpjekjeve të përditshme të popujve që duan jetë e zhvillim të qetë e në paqe. Këto vlera duhet dhe do të triumfojnë përballë agresioneve e rreziqeve me të cilat po përballet bota e njerëzimi. Festojmë sot si aleatë të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur mirënjohjen jo vetëm për përkrahjen e vazhdueshme por edhe shembullin që vazhdojnë të japin tash e 248 vite,” shkruan Sveçla.
Rruga Press