Lajme

Ministri Sveçla takime me ministrin e Brendshëm dhe atë të Mbrojtjes së Turqisë, flasin për mundësitë e shumta të bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Turqisë është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Në këtë takim siç thuhet në komunikatë, ministri Sveçla ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën, si dhe për mundësitë e shumta për bashkëpunim mes institucioneve.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën e sigurisë dhe sfidat me të cilat po përballen të dy vendet.

Lexo më shumë  24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

Në këtë takim, ministri Sveçla thuhet se ka potencuar gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të garantuar rend dhe siguri, si dhe rëndësinë për përkrahjen e partnerëve tanë në këtë aspekt.

Gjatë vizitës në Turqi, ministri Sveçla ka zhvilluar takim edhe me homologun e tij, Ali Yerlikaya.

Në këtë takim, ministri Sveçla  vlerësoi marrëdhënien e shkëlqyeshme në mes të dy vendeve, ndërsa u diskutua edhe për sfidat aktuale dhe mundësitë e reja për thellimin e bashkëpunimit, me theks në fushën e sigurisë dhe teknologjisë, në të cilat Turqia ka shënuar arritje mbresëlënëse.

Lexo më shumë  Shqipëria po plaket, fuqia punëtore po tkurret

Ministri Sveçla me këtë rast ka falënderuar Republikën e Turqisë, e cila ka mbështetur Republikën e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, e përgjatë gjithë procesit të shtetndërtimit, veçanërisht në fushën e sigurisë përmes ngritjes së  kapaciteteve njerëzore dhe atyre teknike.

Gjatë këtij takimi, në frymën e gatishmërisë për të shkëmbyer përvojat më të mira dhe arritjet në fushat që ministritë e dy vendeve mbulojnë, ministri Sveçla ka kërkuar që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në ekspertizat specifike, që do të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës.

YouTube player