KryesoreLajme

Ministri Sveçla pret në takim ambasadoren e Hollandës, diskutojnë për sundimin e rendit dhe ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim njoftues ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se Sveçla e uroi Boven për detyrën e re duke e falënderuar edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Holanda për Republikën e Kosovës.

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

Në njoftim thuhet se Sveçla e ka njoftuar Boven për prioritetet në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe për rezultatet e punës së institucioneve tona në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cenon sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë.

Më tej theksohet se duke vlerësuar lartë raportet ndërshtetërore, ministri Sveçla vlerësoi mbështetjen që ka ofruar Holanda për Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të projekteve të ndryshme, dhe në kuadër të kësaj edhe ambasadorja Boven rikonfirmoi vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje.

Lexo më shumë  Maqedonci: Evropa gaboi që nuk investoi në mbrojtje, po e ndërtojmë fabrikën e municionit

Rruga Press

YouTube player