Ministri Sveçla merr pjesë në panairin më të madh të sigurisë dhe teknologjisë “Eurosatory 2024” në Paris
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Shemsi Syla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z. Mehdi Halimi, dhe me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, janë në vizitë zytrare në “Eurosatory 2024” – panairin më të madh të industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, që u hap në Paris të Francës.
Qëllimi i vizitës së delegacionit të shtetit të Kosovës është që të avancojnë aftësitë mbrojtëse të ushtrisë dhe policisë së vendit, në mënyrë që të jenë të gatshëm të përballen me çdo kërcënim dhe të sigurojnë siguri për qytetarët, për rajonin dhe më gjërë.
Në këtë ceremoni, ishte i pranishëm Ministri i Mbrojtjes së Francës Sébastien Lecornu. Panairi “Eurosatory 2024” është më i madhi në industrinë e mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, ku kanë qenë përzëntë 62 shtete, ndërsa është vizituar nga pjesëtarë të 150 shtete të botës.
Fuqizimi i institucioneve të sigurisë vjen si domosdoshmëri pas sfidave të shumta të sigurisë globale, e një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri.

Rruga Press