Bota

Ministri serb i Mbrojtes falenderon ambasadorin rus: Ju ruani territorin tonë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç u takua me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Harchenko.

Vuçeviç ka falënderuar gjatë takimit Federatën Ruse për “ndihmën në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë. Ai ka theksuar se synimi i Serbisë është ruajtja e statusit të një shteti neutral ushtarak.

Lexo më shumë  Vuçiqi sërish në përqafimin e Moskës – takim me ambasadorin rus mes tensioneve ndërkombëtare

Sipas njoftimit në këtë takim është diskutuar edhe për gjenjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Ambasadori rus ka zhvilluar një takim dhe me kreun e të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç. Ky i fundit i ka shprehur diplomatit rus shqetësimet për sigurinë e serbëve në Kosovës. Petkoviç pretendon se serbët janë në kërcënim të vazhdueshëm nga qeveria e Albin Kurtit.

Lexo më shumë  CNN: CIA po punon për të armatosur forcat kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje popullore në Iran

Serbia vazhdon të mbajë lidhje të ngushta politike dhe ushtarake me Rusinë, edhe pse kjo e fundit ka kryer agresion në Ukrainë. Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Ndërsa organizatat ndërkombëtare kane ngritur shqetësimin për presionin qe po u behet kritikëve të Vuçiç njësoj si kritikët e Putin në Rusi.

Rruga Press

YouTube player