Bota

Ministri polak: Kriza e emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë mund të zgjasë edhe vite

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë paralajmëroi sot se kriza në kufirin me Bjellorusinë “mund të zgjasë me muaj, madje edhe vite “, duke thënë se emigrantët “vërshuan” përsëri ” në kufirin polak ” brenda natës.

Forcat polake të sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji të martën për të zmbrapsur emigrantët, që po gjuanin me gurë teksa përpiqeshin të kalonin kufirin, kufirin lindor të BE-së.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme , mbeten të bllokuar në anën e Bjellorusisë, me Perëndimin që akuzon Minskun për orkestrimin e krizës që nga vera, gjë që Bjellorusia e mohon.

“Situata në kufirin polako-bjellorusi nuk do të zgjidhet shpejt. Ne duhet të përgatitemi për muaj, madje edhe vite,” i tha ministri i Mbrojtjes, Marius Blastsak , transmetuesit publik polak PR1.

Përpjekjet për kalimin kufitar vazhduan gjatë natës, tha ai.

“Fatkeqësisht as nata nuk ishte e qetë. Metodat e sulmit në kufirin polak janë gjithmonë të njëjta. Më shumë grupe të vogla emigrantësh u përpoqën gjithashtu të kalonin kufirin diku tjetër,” tha ministri.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rojet kufitare polake regjistruan “161 përpjekje të kalimit të paligjshëm të kufirit” dje, duke përfshirë ” dy përpjekje për kalim të detyruar” , sipas një deklarate.

Policia polake tha sot se shtatë anëtarë të saj u plagosën gjatë përleshjeve, një roje kufitare dhe një ushtar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *