Lajme

Ministri Peci: Prodhimet bujqësore janë rritur për 29 %, dyert e Ministrisë janë të hapura për prodhuesit

Shoqata “Mjedra e Kosovës” ka mbajtur konferncën e 8-të “Formimi i së ardhmes në sektorin e mjedrës”. Aty u prezantua potenciali i kultivimit të mjedrës në Kosovë, sfidat aktuale të zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori si dhe risitë në sektorin e mjedrës në nivel global.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci tha se ka rritje të produkteve bujqësore 29%, dhe se subvencionet janë rritur në 25%. Ndër të tjera ai tha së dyert e Ministrisë janë gjithmonë të hapura për prodhuesit.

“Kosova ka një klimë të shkëlqyeshme që mundëson kultivimin e mjedrës, përkundër sfidave që po paraqitën në intervale kohore  po ashtu edhe në rrënje të çmimit të mjedrës. Edhe pse e kemi vërejtur një rrënjë në vlerën e eksportit në anën tjetër kemi një rritje të produkteve bujqësore 29% si pasojë e rritjes së çmimit në nivel global të dhënat që i kemi siguruar nga dogana flasin për një eksport në vlerë prej 4.43 milionë euro”.

Lexo më shumë  24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

“… subvencioni është rritur 25% këtë vit, fokusi jonë ka qenë te dëmet dhe ekonomia familjare 68% e buxhetit duke iu drejtuar këtij programi. Shoqata e Mjedrës është një shoqatë model që duhet ndjekur”.

Edmond Gashi, menaxher i projektit “Promovimi i Ndërrmarrësisë” në GIZ, tha se do ta mbështesin sektorin e bujqësisë edhe vitet në vazhdim.

“Edhe vitin e ardhshëm do ta mbështesim sektorin e bujqësisë, vitin e ardhëm do të fillojë edhe sektorin privat atë të mjedrës”.

Alexander Albertine, drejtor i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, tha se Shoqata e Mjedrës për shkak të punës së palodhshme të bujqëve Kosova meriton më të mirën.

Lexo më shumë  Kurti: 3.5 milionë euro investime për qendrat kulturore në Rahovec dhe Mamushë

“Kam kënaqësi të jam i pranishëm, Shoqata Mjedra e Kosovës ka qenë partnerë me USAID-in dhe ka luajtur rol të rëndësishëm, Kosova meriton më të mirën dhe në punojmë që ta arrijmë këtë sukses”.

Kujtim Lepaja, drejtor ekzekutiv i shoqatës “Mjedra e Kosovës”, tha se në 2023 kemi pasur vështirësi, por që dyert e Ministrisë kanë qenë të hapura gjithmonë sa herë që kanë pasur nevojë.

“Në vitin 2023 kemi pasur probleme edhe në klimë, por edhe me çmimet, duke i parë problemet kemi shkuar të ministri për të biseduar. Ministri ka qenë i gatshëm që ta mbështesë, po ne kemi qenë shumë vonë”.

Më pas prezantimet u bënë nga kompani të specializuara nga Holanda, Italia dhe Polonia, po ashtu edhe ekspertë të fushës.

Rruga Press

YouTube player