KryesoreLajme

Ministri Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte, më shumë se 30 mijë fermerë do të përfitojnë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ për implementimin e programit për pagesa direkte / subvencione 2025.

Peci ka thënë se kjo është një iniciativë e rëndësishme që synon zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ky program do të mundësojë mbështetje për mbi 30,000 fermerë, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e kushteve të punës për ata që operojnë në bujqësi.

Lexo më shumë  Kurti: Kompanitë para pak vitesh nuk e dinin ku është Kosova në hartë, sot ajo është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon

“Sot nënshkrova Udhëzimin Administrativ për implementimin e Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2025 , program ky i cili do mundësojë zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë dhe ngritjes së kapaciteteve të mbi 30,000 fermerëve”, ka shkruar Peci.

Pas nënshkrimit të udhëzimit, do të fillojë periudha 7-ditore për publikimin e tij në Gazetën Zyrtare, pas së cilës do të jepen detaje të tjera për hapjen e programit dhe mundësitë e aplikimit.

Lexo më shumë  Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike

“U priftë e mbara!”, u shpreh ministri pas nënshkrimit të udhëzimit.

YouTube player