KryesoreLajme

Ministri Peci interesohet për produktet vendëse, bashkëbisedon me prodhuesit në Forumin e Sektorit të Ushqimit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci së bashku me drejtor ekzekutiv të “Shoqatës PePeKo”, Hartim Gashi kanë vizituar panairin e produkteve te kompanive vendëse dhe ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Sektorit të Ushqimit.

Në këtë Forum po marrin pjesë mbi 40 kompani nga Evropa e mbi 70 kompani vendëse që kanë ekspozuar produkte e tyre në mënyrë që të ndërlidhen me blerës potencial.

Lexo më shumë  Autokolonat e FSK-së do të lëvizin për gati dy javë nëpër Kosovë

Ky forum, i cili po mbahet për të 4 vit me radhazi ka për qëllim të thelloj lidhjen mes ofertës vendore dhe blerësve strategjik, duke identifikuar mundësinë konkrete të bashkëpunimit biznesor.

Sipas të dhënave të kësaj shoqate, nga vlerësim i impktit që kanë bërë, për tri vite falë këtij Forumi vlera e eksporteve nga kompanti vendore në tregjet ndërkombëtare është mbi 10 milionë euro.

Lexo më shumë  Muja: Pagat i rritëm më shumë sesa PDK-ja, e LDK-ja s’i ka rritur kurrë

Rruga Press

YouTube player