KryesoreLajme

Ministri Murati publikon listën e disa prej arritjeve që qeveria Kurti ka realizuar

Ministri Hekuran Murati ka publikuar disa prej arritjeve të qeverisë Kurti. Pasi sondazhi e ka nxjerrë që Kosova ka dalë e fundit me rritjen e çmimeve.

Postimi i plotë më poshtë:

Rritja e kostos së jetesës ka qenë njëra nga sfidat globale të cilës, njësoj sikurse të gjitha shtetet tjera, as Kosova nuk kishte se si t’i ikte.

Për të gjitha qeveritë, nuk ka qenë në pyetje çështja se a do të ketë inflacion apo jo, por sa do të jetë mbrojtja që do ta ofrojë qeveria ashtu që ndikimi negativ i rritjes së çmimeve në nivel global, të jetë sa më i përballueshëm në nivel lokal.

Masat që kemi ndërmarrë si qeveri përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor, gjë kjo e konfirmuar edhe nga raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

Lista e masave është shumë e gjatë, por po i listoj disa më të rëndësishmet:

🟢 Kemi subvencionuar faturat e energjisë elektrike për mbi 200 mijë familje

🟢 Kemi subvencionuar dhjetëra mijëra familje në blerjen e pajisjeve efiçiente dhe izolimin e shtëpive

🟢 Kemi subvencionuar importin e energjisë elektrike, ashtu që jo i gjithë impakti të bartet tek qytetari – Kosova vazhdon të ketë çmimin më të lirë për kWh në Evropë

🟢 Kemi dyfishuar, e në disa kultura edhe trefishuar, subvencionimin në bujqësi

🟢 Kemi mbështetur pensionistët, studentët dhe fëmijët me pagesa shtesë, më shumë se njëherë

🟢 Kemi dyfishuar e trefishuar shtesat për fëmijë

🟢 Kemi miratuar Ligjin e Pagave në sektorin publik, ku qysh në vitin e parë janë alokuar 114 milionë euro buxhet shtesë

🟢 Kemi rritur pagën minimale në 350 euro nga 130/170 euro sa ishte, përkundër vonesave e bllokadave nga opozita

🟢 Kemi miratuar Ligjin për Mbështetjen e Punëve Publike, për të mbuluar deri në 20% rritjen e kostove të ndërtimit

Lexo më shumë  Ekonomia, peng i ndërtimit, mori 73.5% të investimeve të brendshme

🟢 Kemi subvencionuar kredite investuese për të rritur prodhimin vendor

🟢 Kemi mbështetur bizneset me masa për punësimin e të rinjve përmes platofrmës Superpuna – nëse nga një familje janë punësuar dy studentë, kjo ka nënkuptuar që familjes i janë shtuar të ardhurat për 528 euro/muaj

🟢 Kemi subvencionuar rritjen e pagës në sektorin privat, ku mbi 17 mijë punëtorë kanë përfituar

🔴 Kemi miratuar edhe Ligjin për Çmimet Tavan, por që LDK në shërbim të supermarketeve e bllokoi në Gjykatë Kushtetuese.

Nuk ka asnjë qeveri në rajon që ka ndërmarrë kaq shumë masa për mbështetjen e qytetarëve e bizneseve për përballjen me inflacionin.

Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat zyrtare të Eurostat dhe të agjencive përkatëse të statistikave, siç edhe mund të shihet nga grafiku që ka publikuar sot Radio Evropa e Lirë.

Rruga Press

YouTube player