Lajme

Ministri Murati priti në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Ministri Murati uroi Hovenierin për fillimin e misionit diplomatik në Kosovë dhe e falënderoi për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që SHBA-ja ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ai, gjithashtu, e njoftoi ambasadorin Hovenierin lidhur me punën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe prioritet kryesore të Ministrisë për vitin 2022, të cilat përfshijnë reformën në skemat sociale e pensionale, si dhe formalizimin e ekonomisë, duke shprehur vullnetin e plotë në realizimin e këtyre objektivave në bashkëpunim e koordinim me SHBA-në.

Nga ana e tij, ambasadori Hovenier përgëzoi ministrin Murati për masat e ndërmarra nga MFPT dhe nënvizoi mbështetjen në thellimin e partneritetit në mes të SHBA-së dhe Ministrisë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Së fundi, ministri Murati dhe ambasadori Hovenier ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes dy vendeve partnere në fushën e investimeve direkte dhe stabilitetit ekonomik.

Rruga Press

YouTube player