Lajme

Ministri Murati prezanton edhe një sukses të Qeverisë: Buxheti për komunat arrin në mbi 742 milionë euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati bëri të ditur se dje kanë dorëzuar edhe qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro.

Kështu po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit për komunat është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak.

Lexo më shumë  Me moton “Marshojmë për njana-tjetrën”, në Prishtinë nis marshi për liri dhe barazi

“Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023.  Kurse nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë”, ka thënë Murati.

Ai shtoi se suksesi Qeverisë në menaxhimin më të mirë të financave publike dhe në mbledhjen e të hyrave po përkthehen në buxhet më të lartë për komunat.

Lexo më shumë  Ministria e Mbrojtjes në Kosovë me një urim për 8 Mars: Jemi të përkushtuar që të rritet numri i grave në ushtri

Rruga Press

YouTube player