Ministri Murati: Po bëhet propagandë me shuarjen e bizneseve në Kosovë
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se po bëhet propagandë me numrin e bizneseve që po shuhen në Kosovë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në janar të vitit 2024 janë hapur 998 biznese të reja, ndërsa janë shuar 133 sosh.
“Në vitin 2023 nëse e marrim si total, janë regjistruar gjithsej 11,409 biznese të reja. Mirëpo nëpër studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë. Edhe kësaj radhe, shifrat dhe faktet demantojnë propagandën”, ka shkruar Murati.
Rruga Press