KryesoreLajme

Ministri Murati: Pagat gjatë qeverisjes PAN u rritën 100% për kabinetin qeveritar, ndërsa 4% për për shërbyesit publik

Ministri i Financave, Hekuran Murati rreth çështjes së rritjes së pagave, ka përmendur qeverisjen PDK-AAK-Nisma me Ramush Haradinaj si kryeministër, e Bedri Hamzën si ministër të Financave.

Ai thotë se rritja e pagave për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar, sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor në vitin 2017 shënoi rritje prej 100 për qind, ndërkaq në vitin 2018 për shërbyesit publikë, rroga u rrit vetëm për 4 për qind.

Lexo më shumë  Eurodeputeti: Rasti i Ballukut rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE

Tutje, Murati shton se premtimet e opozitës dihen, por shton se edhe veprimet e tyre janë parë në kohën kur ishin në pushtet.

“Kur jemi te pagat, a e dini se sa janë rritur pagat në qeverisjen PDK-AAK-Nisma, kur Kryeministër ishte Ramush Haradinaj, dhe Ministër i Financave ishte Bedri Hamza? Me datë 20 dhjetor 2017: – Rritje e pagave për 100%, për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar, sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor.  Me datë 12 janar 2018: – Rritje e pagave për 4%, për shërbyesit publikë. Premtimet e tyre tashmë i dini, por edhe veprimet kur ata ishin në pushtet, ua kemi parë”, ka shkruar ministri në Facebook.

Lexo më shumë  Marrëveshje rreth 800 milionë euro, Ukraina zgjeron bashkëpunimin ushtarak me Evropën

Rruga Press

YouTube player