KryesoreLajme

Ministri Murati: Mbi 100 milionë euro dëm nga lëndët përmbarimore ndaj komunave

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka shprehur kritikat e tij për mos hapjen e rasteve nga prokuroria për lëndë përmbarimore ndaj komunave për kontratën kolektive të nënshkruar paligjshëm.

Murati në ‘Facebook’ ka shkruar se janë bërë 23,118 lëndë përmbarimore që janë dorëzuar kundër komunave në Thesar.

“Shuma e kërkuar për përmbarim është 35.8 milionë euro, ku 25.6 milionë janë për borxhin ndaj përfituesve, kurse 10.2 milionë euro janë për tarifat e përmbaruesve. Siç edhe kanë deklaruar nga vetë asociacioni i komunave, dëmi buxhetor tashmë ka tejkaluar mbi 100 milionë euro. Por deri më tani, nuk kemi dëgjuar për ndonjë rast të hapur nga prokuroria ndaj atyre që nënshkruan paligjshëm dhe i shkaktuan buxhetit të shtetit dëmtim prej mbi 100 milionë euro”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Kurti: Faik Rexhepi – simbol i ngjarjeve të rëndësishme politike

Murati ka thënë se çështje tjetër shqetësuese është edhe abuzimi i përmbaruesve me tarifat. “Nuk janë të rralla rastet kur tarifa e përmbaruesit tejkalon edhe vlerën e borxhit që përmbarohet”, ka theksuar ai.

Rruga Press

YouTube player