KryesoreLajme

Ministri Murati demanton kryetarin Rama: ka rritje të theksuar të mbështetjes së qeverisë  për kryeqytetin, por Komunës së Prishtinës i tepruan 33 milionë euro në mungesë të investimeve

Kryetari I Prishtinës Përparim Rama sot në një konferencë për media akuzoi qeverinë e Kosovës për mungesë të përkrahjes për projekte të ndryshme.

Ministri i finacave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook e ka demantuar kryetarin Rama duke paraqitur një grafikon ku ndihma e qeverisë së Kosovës ndaj Komunës së Prishtinës është dukshëm më e lartë se në qeverisjet e kaluara.

Murati ka thënë se në bazë të statistikave  ka rritje të theksuar të mbështetjes me buxhet nga Qeveria në tri vitet e fundit.

Lexo më shumë  PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

“Siç edhe mund të shihet, ka rritje të theksuar të mbështetjes me buxhet nga Qeveria në tri vitet e fundit. Por ç’e do këtë rritje kur Komuna e Prishtinës në vazhdimësi e mbyll vitin me suficit, sepse nuk arrin të implementojë buxhetin që vet e harton” ka shkruar Murati.

Ministri Murati ka kritikuar kryetarin e Prishtinës për mungesë të investimeve dhe tepricë të buxhetit në shumën prej mbi 33 milionë euro prandaj  Kryetari i Komunës Rama, në vend se të kërkojë fajtorin gjetiu, bën mirë që të përqëndrohet në kryerjen e punëve për të cilat u ka premtuar qytetarëve.

“Në vitin që sapo lamë pas, suficiti (buxheti i pashpenzuar) i Komunës së Prishtinës rezulton mbi 33 milionë euro.

Po kaq, 33 milionë euro, është buxheti i Komunës së Podujevës. Pra imagjinoni se sa punë arrin të bëjë Komuna e Podujevës me këtë buxhet, kaq pra i tepron Komunës së Prishtinës e qytetarëve të Prishtinës u mohohen ato projekte për shkak të mos-realizimit.

Andaj, Kryetari i Komunës Rama, në vend se të kërkojë fajtorin gjetiu, bën mirë që të përqëndrohet në kryerjen e punëve për të cilat u ka premtuar qytetarëve.”

YouTube player
sqhrenfrdeit