Ministri Mbrojtjes së Britanisë: Një mashtrues më mori në telefon duke më thënë se ishte kryeministri ukrainas
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace thotë se një “mashtrues” që pretendonte të ishte kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal u përpoq të kontaktonte me të.
“Ai bëri disa pyetje mashtruese dhe pasi u bëra i dyshimtë e ndërpreva telefonatën”, shkroi Wallace në Twitter, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Në një postim vijues në Twitter, ministri britanik e përshkroi incidentin si “të dëshpëruar”.
Rruga Press