KryesoreLajme

Ministri Maqedonci takon senatoren Ernst: Kosova ka miq të fuqishëm në Administratën në ardhje Trump

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në SHBA është pritur në takim nga senatorja amerikane Joni Ernst, ku gjatë këtij takimi është konfirmuar vendosmëria e institucioneve për partneritet strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së.

Ministri Maqedonci, tutje ka bërë të ditur se në këtë takim është theksuar po ashtu mbrojtja e sigurisë si garancë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Zelensky në trevjetorin e nisjes së luftës lavdëron ukrainasit për rezistencën

Më poshtë lexoni postimin e plotë:

Kosova ka miq të fuqishëm në Administratën në ardhje Trump.

Tradita e marrëdhënieve të mira të Kosovës me dy taboret kryesore politike në ShBA vazhdon edhe këtë herë. Isha i nderuar të takoj miken e Kosovës dhe të miken e familjes sime, Senatoren Joni Ernst.

Gjatë takimit miqësor konfirmova vendosmërinë e institucioneve tona për partneritet strategjik me ShBA-në, me theks në mbrojtje e siguri, si garancë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor!

Miqtë e mirë janë vlerë e Joni e ka dëshmuar gjithmonë këtë në raport me Kosovën dhe mua.”, ka bërë të ditur ministri Maqedonci nëpërmjet një postimi në facebook.

Lexo më shumë  Ushtarët italianë në KFOR, të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj situatave të papritura

YouTube player