KryesoreLajme

Ministri Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Nëntë maji ishte data kur Rusia shënoi ditën e fitores. Krah presidentit rus, Vladimir Putin, dhe liderëve të tjerë autokratë, aty mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pjesëmarrja e tij në këtë paradë nxiti reagime të shumta të liderëve evropianë, por edhe të atyre kosovarë.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se vetë prezenca e Vuçiqit në paradën ushtarake në Moskë është dëshmi e lidhjeve të forta që ka Serbia me shtetin rus.

“Serbia po vazhdon të dëshmojë çdo ditë e më tepër lidhjet e saj me vendet autokratike dhe me aleatet e tyre historike siç janë Federata Ruse por edhe vendet e tjera, jo vetëm formalisht, duke qenë pjesë e aktiviteteve siç ishte parada ushtarake në Moskë, por edhe më saktësisht duke bashkëpunuar dhe në fushën e blerjes së armatimeve edhe qasje ushtarake në raport me ato vende”, tha Maqedonci për RTK-në.

Lexo më shumë  SHBA-ja godet hakerat iranianë

Duke e qenë e tillë, Maqedonci tha se qasja pushtuese e destabilizuese e Serbisë është e shkruar edhe në kushtetutën e këtij shteti, duke mbajtur Kosovën pjesë të saj e që shpërfaq në vazhdimësi synimet në raport me Kosovën.

“Serbia nuk ka ndryshuar qasjen hegjemoniste në raport me Kosovën. Kjo pasqyrohet në vazhdimësi si në deklarimet e tyre si në veprimet e tyre dhe aktivitetet e tyre, por edhe në mbështetjen që institucionet e sigurisë në Serbi i japin elementeve që kanë zhvilluar sulme dhe aktivitet terroriste ne vendin tonë”, shtoi Maqedonci.

Ai foli edhe për nënshkrimin në mars të memorandumit trepalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, duke thënë se nuk ka pasur synim kërcënimin e askujt.

Lexo më shumë  Kurti: Serbia provokon rreth kufirit sepse nuk ka më struktura ilegale brenda Kosovës

“Kjo deklaratë ka pasur synim që të lidhë mes vete shtetet që ndajnë të njëjtat vlera në mënyrë që jemi të gatshëm të mbështesim njëra-tjetrën në raste kur cenohet siguria e gjitha Ballkanit Perëndimor”, ka nënvizuar ai.

Sulmi terrorist i një formacioni paraushtarak serb i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe sulmi tjetër terrorist në infrastrukturën kritike në kanalet e Ibër Lepecit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, janë dëshmi e pretendimeve të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player