Lajme

Ministri Maqedonci: Kosova përkrah Britanisë vazhdon trajnimin e rekrutëve ukrainas

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë·se Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin Interflex, përmes instruktorëve të FSK-së, përkrah Mbretërisë së Bashkuar  vazhdon të ofrojë kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas.

Maqedonci, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se deri më tani në këtë operacion janë trajnuar 34,000 rekrutë.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin Interflex, përmes instruktorëve të FSK-së vazhdon të ofroj kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas. Deri më tani në këtë operacion janë trajnuar 34,000 rekrutë”, ka shkruar Maqedonci.

Rruga Press

YouTube player